Sulmuesi i Argjentinës, Julian Alvarez, ka deklaruar se dëshiron të largohet nga skuadra e Atletico Madridit gjatë afatit kalimtar veror.
Dëshira e 26-vjeçarit është t’i bashkohet Barcelonës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor drejtuesit e Atleticos deri më tani kanë refuzuar ta shesin sulmuesin.
Alvarez ditë më parë në një intervistë për “ESPN” deklaroi se i ka informuar drejtuesit e Atleticos për vendimin e tij për t’u larguar.
Te Barcelona ekziston dëshira që Alvarez t’i bashkohet skuadrës. Pedri shpreson që marrëveshja mes klubeve të mbyllet me sukses dhe sulmuesi argjentinas të veshë fanellën katalanase.
“E dua Julian Alvarezin. Shpresoj që të bashkohet me Barcelonën. Shpresoj që marrëveshja të realizohet. Ai është ndër lojtarët më të mirë dhe ne i duam më të mirët te Barça”, ka thënë spanjolli në një intervistë për “RTVE”.
Qendërsulmuesit. kontrata me Atleticon i përfundon në vitin 2030.