Në Barcelonë ka nisur të ndryshojë edhe qëndrimi ndaj vendimit të klubit për të mos e transferuar sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.
Sulmuesi argjentinas ishte një nga emrat më të përfolur për t’iu bashkuar Barcelonës gjatë afatit kalimtar.
Mungesa e një qendërsulmuesi të nivelit të lartë shihej si një nga problemet kryesore të skuadrës së Hansi Flickut.
Megjithatë, paraqitjet e Barcelonës në xhirot e para të edicionit kanë bërë që ky vlerësim të ndryshojë.
Gjiganti katalunjas po dëshmon se mund të jetë i rrezikshëm edhe pa qendërsulmues të nivelit të lartë.
Në mediat spanjolle tashmë po shtrohet pyetja nëse transferimi i Alvarezit do të kishte qenë zgjedhja e duhur.
Ardhja e Alvarezit te Barça mund të kishte ndryshuar mënyrën se si funksionon sulmi i skuadrës që drejtohet nga gjermani Flick.