Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Alvarez nuk luan ndaj Malagas, Barça në pritje

alvarez

Atletico Madridi do të jetë pa sulmuesin Julian Alvarez në ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 në La Liga. 

Atletico të mërkurën nga ora 21:00 e luan ndeshjen e parë të edicionit ndaj Malagas.

Sulmuesi argjentinas, Alvarez, nuk e fsheh dëshirën për t’u transferuar te skuadra e Barcelonës. 

Por Atletico nuk është duke e lejuar largimin e Alvarezit në këtë afat kalimtar. 

Presidenti i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin, deklaroi se nuk do të pranojnë asnjë ofertë për sulmuesin argjentinas, pavarësisht shumës së ofruar. 

Atletico e sheh 26-vjeçarin Alvarez si pjesë kyçe të projektit dhe synon ta mbajë në skuadër për një kohë të gjatë. 

Edhe Arsenal – Atletico Madrid, derbi i së martës në Champions Futboll Arsenal – Atletico Madrid, derbi i së martës në Champions

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, të martën në konferencë për shtyp e mbështeti qëndrimin e klubit, duke thënë se fjalët e Gil Marinit ishin shumë të qarta. 

“Kur pronari i klubit flet në atë mënyrë, nuk ka më çfarë të diskutohet. Është një nga lojtarët më të mirë që kemi, nëse jo më i miri. Duam të ndërtojmë një ekip rreth tij, duke marrë parasysh talentin dhe cilësitë që ka”, ka thënë Simeone, shkruan “Reuters”.  

Simeone shpreson që Alvarez të jetë në dispozicion për ndeshjen e dytë ndaj Villarrealit.