Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj profesorit Xhevat Krasniqi, të cilin Prokuroria Themelore në Prishtinë e akuzon për veprën penale “ngacmim seksual”.
Seanca e sotme nuk u mbajt për shkak të mungesës se prokurorit për të cilin gjyqtari Bujar Ahmeti tha se gjykata ka dëshmi se është ftuar në mënyrë të rregullt dhe pavarësisht kësaj ai mungesën nuk e ka arsyetuar.
Prezent në salle ishin të gjitha të dëmtuarat përveç njërës për të cilën u tha se nuk ka dëshmi që është ftuar në mënyrë të rregullt.
Krasniqin aktakuza e ngarkon se në cilësinë e profesorit të matematikës, në Fakultetin e Mjekësisë është përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale.
Ai e ka hedhur poshtë pretendimin e përmendur në aktakuzë se katër studente i ka ngacmuar seksualisht.