Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjenden eshtrat e një personi në Brod të Shtërpcës

germime

Foto Ilustrim: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar njësitet e saj nga Drejtoria për hetimin e krimeve të luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të zhdukur, në fshatin Brod të Shtërpcës kanë gjetur mbetje eshtërorë të cilat dyshohet si i përkasin një personi. 

Rasti është cilësuar si “Person i zhdukur”, por nuk janë dhënë sqarime të mëtejme.

Mbetjet thuhet se janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime. 

“Më 12.11.2026 njësitet policore nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe KQPZh-në, në lokacionin e cekur kanë hasur në mbetje eshtërore me prejardhje njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin një personi. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Rasti është duke u hetuar.