Julian Alvarez është në momentin më të mirë në karrierë.
Dhe paraqitjet e mira kanë bërë që Barcelona dhe Paris Saint-Germaini të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit 25-vjeçar.
Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2030. Klubi madrilen kërkon afro 200 milionë euro për ta lënë të lirë, ka shkruar mediumi spanjoll “Sport” të premten.
Alvarez ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuuar me katër asistime në 14 ndeshjet e këtij edicioni. U transferua nga Manchester City në verën e vitit të kaluar për 75 milionë euro.