Paris Saint-Germaini është futur në garë me Barcelonën për transferimin e Julian Alvarezit të Atletico Madridit.
Ekipi nga Madridi po kërkon 200 milionë euro për sulmuesin argjentinas.
Siç raportojnë mediume të ndryshme, Luis Enrique planifikon ta ndërtojë sulmin e PSG-së me Alvarezin në edicionin e ardhshëm.
Alvarez ka pasur edicion të shkëlqyer me Atletico Madridin, duke realizuar 20 gola dhe nëntë asistime në 49 ndeshje në të gjitha garat.
26-vjeçari me Atleticon ka kontratë deri në vitin 2030.