Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbrojtësi i Tottenhamit pritet të transferohet tek Interi

Djed Spence

Interi është afër arritjes së marrëveshjes me Tottenham Hotspurin për transferimin e reprezentuesit anglez, Djed Spence.

Sipas raportimeve nga mediumet italiane, negociatat mes dy klubeve kanë avancuar dhe marrëveshja pritet të mbyllet për një shumë prej rreth 30 milionë eurosh.  Fillimisht, Tottenhami kishte kërkuar shumë dukshëm më të lartë për 26-vjeçarin, rreth 40 deri në 50 milionë euro. 

Spence pjesë e Tottenhamit është nga viti 2022 kur u transferua nga Middlesbroughi për 14.7 milionë euro. 

Përgjatë këtyre vjetëve, 26-vjeçari ka pasur periudha huazimi në skuadra si Leeds United, Genoa e Stade Rennais. 

Mbrojtësi i krahut të djathtë me Tottenhamin ka zhvilluar 85 ndeshje, derisa ka kontribuar me dy gola dhe tri asistime.

Spence me Përfaqësuesen e Anglisë ka 14 ndeshje të luajtura.