Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konfirmohet interesimi për Deulofeun

Menaxheri i Gerard Deulofeut, Alberto Botines, ka konfirmuar se Aston Villa është e interesuar për sulmuesin e Udineses.

Spanjolli ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion. Kontrata e tij me klubin italian skadon në qershor të vitit 2024. 28-vjeçari ka luajtur në Premier League për Evertonin dhe Watfordin, teksa ka shënuar 20 gola në 127 paraqitje në elitën e futbollit anglez.

Të njëjtën shifër të golave e ka realizuar edhe në 79 ndeshje të luajtura në Serie A me Milanin dhe Udinesen. Në La Liga ka shënuar 27 gola në 68 paraqitje.