Argjentinasi Angel Di Maria do të jetë pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germainit deri më 30 qershor të vitit 2022.
Megjithatë, çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve, të premten në mbrëmje kanë njoftuar nëpërmjet një komunikate se po punohet po ashtu për opsionin e vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo33-vjeçari Di Maria kaloi te PSG-ja nga Manchester Unitedi në vitin 2015, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e Real Madridit.
Di Maria në edicionin aktual ka luajtur në 27 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola, ndërsa ka kontribuuar edhe me 12-të asistime.