Paris Saint-Germain ende nuk ka nisur bisedimet për të ardhmen e Angel Di Marias.
Raportohet se te PSG-ja nuk e kanë ndërmend të hyjnë në bisedime shpejtë, ndërsa argjentinasit i skadon kontrata në qershor të këtij viti. Siç shkruajnë mediume të ndryshme në Francë, PSG-ja është duke parë mundësinë e vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër.
Di Maria është paraqitur në 24 ndeshje për klubin këtë sezon, duke shënuar tri gola. Ai ka kontribuar edhe me pesë asistime për gjigantin francez.