Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konfirmohet largimi i Di Marias

Angel Di Maria do të largohet nga Paris Saint-Germaini pas shtatë sezonesh me këtë skuadër.

Kontrata e argjentinasit skadon në fund të këtij edicioni dhe kampioni francez e ka konfirmuar largimin e tij, shkruan “Associated Press” të shtunën.

“Angel Di Maria do të lë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit tonë”, ka thënë presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

“Ai do të mbetet në kujtesën e tifozëve për karakterin dhe qëndrimin e tij, pasi ka mbrojtur ngjyrat tona me përkushtim të jashtëzakonshëm”, ka thënë ai.

Al-Khelaifi ka kërkuar nga tifozët që në Parkun e Princave, atij t’i jepet përshëndetja që e meriton.

PSG-ja të dielën luan kundër Metzit.

Në ndeshjen e tij të 295-të dhe të fundit për PSG-në, Di Maria do të mundohet të kontribuojë edhe më shumë.

Me këtë skuadër ka 91 gola dhe 11 asistime.

34-vjeçari Di Maria ka shënuar 15 gola dhe pati 25 asistime në të gjitha garat në sezonin e tij të parë pasi iu bashkua ekipit në vitin 2015. Vendosi rekord në ligë duke asistuar 18 herë.

Ai ka fituar 5 tituj të ligës dhe Kupa të Francës, si dhe katër Kupa të Ligës.

Artikuj të ngjashëm