Juventusi më në fund ka arritur marrëveshjen për transferimin e Angel Di Marias.
Tani kanë mbetur vetëm edhe detajet e fundit për finalizimin e kontratës.
34-vjeçari do të largohet nga Paris Saint-Germaini si futbollist i lirë, pasi i kaloi shtatë vjet te kjo skuadër.
“La Gazzetta dello Sport” dhe “La Stampa” kanë shkruar të dielën se është dhënë drita e gjelbër që Di Maria t’i bashkohet “zonjës së vjetër”.
Di Maria ka kërkuar një vit kontratë me opsionin e vazhdimit.
Me PSG-në në edicionin e fundit realizoi pesë gola dhe dhuroi nëntë asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm