Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria nuk largohet nga Juventusi

Sulmuesi i krahut, Angel Di Maria, do të jetë pjesë e Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm. E përditshmja “Tuttosport” ka raportuar të enjten se Di Maria edhe zyrtarisht është pajtuar ta rinovojë edhe për një vit kontratën aktuale që i skadon në fund të sezonit.

Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare para përfundimit të sezonit aktual. 35-vjeçari iu bashkua Juventusit verën e shkuar si lojtar i lirë dhe paraqitjet e mira në sezonin e parë në Itali kanë detyruar klubin që t’ia ofrojë rinovimin e kontratës. Deri më tani, Di Maria ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 7 asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat. Para se t’i bashkohet Juventusit, argjentinasi karrierë në Evropë ka bërë edhe te PSG-ja, Manchester Unitedi, Real Madridi e Benfica.