Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria nuk vazhdon me Juven

Angel Di Maria

Sulmuesi i krahut, Angel Di Maria, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit pas përfundimit të edicionit aktual, përcjell “Tuttosport” të hënën.

Bëhet e ditur se palët kanë ndërprerë negociatat për vazhdimin e kontratës, pasi Di Maria nuk është i sigurt për të ardhmen e tij.

Bazuar në këtë, Di Maria po dëshiron që karrierën ta vazhdojë diku tjetër dhe tashmë është në pritje të ofertave nga skuadrat tjera.

Ai në verë do të mbetet lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Juventusin. 35-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Juventusit pasi i skadoi kontrata me Parisin dhe firmosi vetëm për një vit me ekipin nga Serie A.

Në edicionin e tij të parë te Juventusi, Di Maria ka 8 gola e 7 asistime në 37 paraqitje deri më tani.