Sulmuesi i krahut, Angel Di Maria, ka gjasa të mëdha të mbetet te Juventusi edhe pas përfundimit të sezonit aktual.
Di Maria ka paralajmëruar se është gati ta rinovojë kontratën me Juventusin, e cila i skadon në verën e këtij viti. Ai ka thënë se ndihet i lumtur në Torino dhe për këtë arsye mund ta zgjasë qëndrimin e tij në Itali edhe për një vit.
Di Maria iu bashkua Juventusit verën e shkuar si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.
“E ardhmja ime është e lidhur me familjen time dhe ata për momentin janë shumë të lumtur në Torino”, ka thënë Di Maria.
34-vjeçari këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka bërë pesë asistime në të gjitha garat deri më tani.