Sulmuesi i krahut, Angel Di Maria, do të jetë pjesë e Juventusit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Tuttosport” raporton të hënën se argjentinasi tashmë ka nisur negociatat me klubin italian për rinovimin e kontratës që i skadon në verë.
Ai pritet ta rinovojë kontratën edhe për një vit, pasi palët janë afër finalizimit të marrëveshjes. 35-vjeçari është i lumtur në Torino dhe për këtë arsye ka vendosur që edhe sezonin e ardhshëm të luajë në kampionatin italian. Ai iu bashkua Juventusit verën e shkuar si lojtar i lirë, ndërsa këtë sezon ka 7 gola e po aq asistime në 23 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Krahas Juventusit, Di Maria karrierë në Evropë ka bërë edhe te PSG-ja, Manchester Unitedi, Real Madridi e Benfica.