Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria i pavendosur për të ardhmen

Angel Di Maria

Sulmuesi Angel Di Maria është i pavendosur për të ardhmen e tij te skuadra e Juventusit. Ai ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me skuadrën nga Torino. Kështu ka njoftuar “Calciomercato” të martën.

Di Maria 35-vjeçar me Juventusin ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Argjentinasi vlerësohet i rëndësishëm për Juventusin. Ai në 32 ndeshje të zhvilluara në edicionin aktual ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.

Skuadrës së Juventusit iu bashkua në korrik të vitit të kaluar nga gjiganti francez, PSG. Më herët karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Benfica.

Di Maria pritet të jetë i gatshëm për Juventusin në ndeshjen ndaj Lecces, ndeshje të cilën e luan të mërkurën pasdite.

Artikuj të ngjashëm