Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria do ta rinovojë kontratën me Juven

Angel Di Maria

Sulmuesi i krahut, Angel Di Maria ka gjasa të mëdha që të jetë pjesë e Juventusit edhe përtej sezonit aktual.

“Tuttosport” ka raportuar të martën se javën e ardhshme, Di Marias do t’i ofrohet rinovimi i kontratës edhe për një sezon.

Kontrata aktuale i skadon 34-vjeçarit në fund të këtij sezoni dhe te Juventusi po duan ta mbajnë pas suksesit që e arriti me Argjentinën në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Di Maria shënoi gol në finale kundër Francës, ndërsa në pesë ndeshje të luajtura bëri edhe dy asistime. Ai iu bashkua Juventusit para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë, ndërsa në dhjetë paraqitje në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime.