Angel di Maria është i hapur që të mbetet edhe më gjatë pjesë e Juventusit. Sulmuesi i krahut verën e kaluar vazhdoi kontratën për një vit.
Por 35-vjeçari ka pranuar të mbetet edhe pas muajit qershor pjesë e klubit me më së shumti trofe në Itali.
Di Maria në fund të vitit të kaluar me Argjentinën fitoi Kupën e Botës. Ishte ndër lojtarët e dalluar në suksesin e Argjentinës.
Di Maria në 20 ndeshjet e edicionit aktual me fanellën e Juventusit ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime.