Sulmuesi i krahut, Angel Di Maria nuk do të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit, siç ishte raportuar më herët.
Fabrizio Romano ka shkruar të shtunën se Di Maria ka vendosur të qëndrojë te Juventusi të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Mësohet se drejtuesit e Juventusit kanë shprehur gatishmëri për t’ia rinovuar kontratën argjentinasit, që i skadon në fund të sezonit.
Di Maria ishte pjesë e Argjentinës në Kupën e Botës “Katari 2022” dhe shënoi gol në finale kundër Francës, duke u stolisur me titullin e botës.
Ai iu bashkua Juventusit verën e fundit si lojtar i lirë dhe ka shënuar një gol e ka bërë tri asistime në të gjitha garat deri më tani.