Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria nuk do ta rinovojë kontratën me Juventusin

Angel Di Maria

Angel Di Maria do të largohet nga Juventusi si futbollist i lirë në këtë verë, pasi sulmuesi i krahut nuk e ka dëshirën për ta vazhduar kontratën me klubin.

Di Maria si futbollist i lirë iu bashkua Juventusit me kontratë njëvjeçare në verën e kaluar. Argjentinasi në shkurt të këtij viti ka thënë se nuk ka diskutuar me klubin për vazhdimin e kontratës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portali sportiv “Goal” ka mësuar se Juventusi e ka ndryshuar strategjinë dhe kanë vendosur një rrugë tjetër, ku nuk përfshihet Di Maria.

Ai ka luajtur në 38 ndeshje në të gjitha garat për Juventusin, por është përballur me shumë lëndime në këtë edicion.