Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria njofton për largimin nga Juventusi

Angel Di Maria

Angel di Maria ka konfirmuar se nuk e ka vazhduar kontratën me Juventusin.

35-vjeçari largohet nga “zonja e vjetër” pa e fituar asnjë trofe.

“Kam ardhur në fund të një periudhe të vështirë dhe të komplikuar. Kam dhënë më të mirën për klubin për të fituar trofe, por nuk ishte e mundur. Largohem me ‘shije të hidhur’ për shkak se nuk kemi pasur sukses për të sjellë kënaqësi te tifozët dhe në dhomat e zhveshjes. Përqafim i ngrohtë për të gjithë. Do t’u mbaj gjithmonë në zemër”, ka shkruar Di Maria në “Instagram”.

Argjentinasi ka karrierë të madhe. Ka luajtur për PSG-në, Manchester Unitedin e Real Madridin. E ka fituar Botërorin me Argjentinën.