Angel Di Maria dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini verën e këtij viti, raporton të hënën “AS”. 34-vjeçari me klubin nga Parisi ka kontratë deri në qershor të këtij viti, por ai nuk dëshiron ta vazhdojë edhe më shumë për shkak të dështimit në Ligën e Kampionëve.
Di Maria është i lumtur që do të jetë i lirë në qershor dhe gjasat për t’u kthyer te Benfica janë të mundshme. Ai luajti te Benfica nga viti 2007 deri në vitin 2010.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Argjentinës edicionin aktual në të gjitha garat ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 25 ndeshje. Pjesë e PSG-së është prej vitit 2015.