Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benfica synon kthimin e Di Marias

Skuadra e Benficas po synon kthimin e Angel Di Marias, i cili do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit, raporton “A Bola”. Di Maria te Benfica mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Parisin.

Te PSG-ja nuk janë të interesuar t’ia ofrojnë Di Marias rinovimin e kontratës dhe 34-vjeçari është i lirë ta vazhdojë karrierën diku tjetër. Ai tashmë është kontaktuar nga Benfica, ekip për të cilin luajti tre vjet përpara se të largohet drejt Real Madridit.

Di Maria është pjesë e Parisit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Manchester Unitedi, kurse këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.