Angel Di Maria është rikthyer te Benfica pas një kohe të gjatë. Klubi portugez që e fitoi titullin në edicionin e kaluar, ka njoftuar për rikthimin e argjentinasit në Portugali të mërkurën.
Di Maria nuk pritej të vazhdonte te Juventusi dhe 35-vjeçari më pas vendosi për rikthimin te skuadra e madhe portugeze, në të cilën luajti nga viti 2007 deri në vitin 2010.
Nga Benfica, Di Maria u transferua te Real Madridi për 33 milionë euro. Di Maria karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi e Paris Saint-Germaini.
Në fund të vitit të kaluar e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar. Për Juventusin në edicionin e fundit zhvilloi 40 ndeshje në të gjitha garat.
Shënoi tetë gola dhe pati shtatë asistime.