Angel di Maria nuk e ka pasur nisjen më të mirë me Juventusin, por futbollisti argjentinas është i lumtur që luan për skuadrën nga Torino.
34-vjeçari iu bashkua “bianconerëve” në verë si futbollist i lirë.
Ai u transferua nga Paris Saint-Germaini, ekip ku i kaloi shtatë sezone.
Di Maria ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim në katër ndeshjet e para, por u ballafaqua edhe me lëndime në muskuj e karton të kuq.
“Më duket sikur jam te Juventusi për katër apo pesë vjet. Juventusi është familje e madhe. Për mua, ardhja këtu është shumë e rëndësishme. Ndihem si në shtëpi”, ka thënë të shtunën Di Maria për faqen “433”.