Juventusi ka nisur ta marrë në konsideratë nëse do të vazhdojë apo jo me Angel Di Marian.
34-vjeçari argjentinas, fitues i Botërorit me Argjentinën, iu bashkua Juventusit verën e kaluar si transferim i lirë, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin.
Ai nënshkroi për një vit, me marrëveshje prej 7.5 milionë euro përfitime në sezon, përfshirë bonuset.
Megjithatë, Di Maria nuk ka përmbushur kërkesat e Juventusit, shkaku edhe i lëndimeve të shumta. Në Botëror, ai shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim.