Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inter Miami synon Di Marian

Pasi siguroi shërbimet e Lionel Messit, Interi Miami po synon transferimin edhe të një reprezentuesi tjetër të Argjentinës. Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut, Angel Di Maria, i cili është edhe mik i ngushtë me Messin, ka raportuar ESPN të enjten.

Di Maria në fund të këtij muaji do të mbetet lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Juventusin dhe ekipi amerikan po përpiqet t’i sigurojë shërbimet e tij.

Mësohet se Inter Miami tashmë i ka bërë ofertë dyvjeçare Di Marias, i cili pritet të marrë një vendim deri në muajin tjetër.

35-vjeçari edicionin e fundit ishte pjesë e Juventusit, por nuk preferoi ta vazhdojë bashkëpunimin me ekipin italian.

Në edicionin e tij të parë në Itali, Di Maria pati 8 gola e 7 asistime, ndërsa në Evropë karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini, Manchester Unitedi, Real Madridi e Benfica.

Artikuj të ngjashëm