Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramosi mund t’i bashkohet Messit tek Inter Miami

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, mund t’i bashkohet yllit argjentinas, Lionel Messi te skuadra e Inter Miamit. Siç bëhet e ditur të dielën, Inter Miami ka nisur bisedimet me mbrojtësin 37-vjeçar. Gjasat janë të mëdha që Ramos të paraqitet në kampionatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ramos bashkë me Messin së fundi ishin pjesë e Paris Saint-Germainit. Ramos është lojtar i lirë. Ai nuk ka vazhduar qëndrimin në Paris.

Ish-mbrojtësi i Spanjës më herët karrierë ka bërë edhe te Sevilla dhe Real Madridi. Ai ka fituar shumë trofe me madrilenët. Ka një titull të Botës dhe dy të Evropës me Spanjën.