Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë zhvilluar 258 ndeshje së bashku te Barcelona.
Ata ndanë rrugët në vitin 2020, kur Suarez iu bashkua Atletico Madridit.
Por, mund të ribashkohen sërish tek Inter Miami.
Kështu ka raportuar mediumi “ESPN”, që ka shkruar se marrëveshja e Suarezit me Inter Miamin tsahmë është arritur.
36-vjeçari Suarez do të largohet nga klubi brazilian, Gremio, në fund të vitit.
Suarez raportohet se ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një edicion tjetër.
Edhe
Suarezi vazhdon kontratën me Inter Miamin
Në 46 paraqitje për Gremion, Suarez ka realizuar 19 gola dhe ka kontribuuar me 16 asistime.
Tek Inter Miami ai do t’i gjejë edhe dy ish-bashkëlojtarë, Jordi Alban dhe Sergio Busquetsin.