Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarezi do të bëhet bashkëlojtar me Messin

Një ribashkim tjetër i madh do të bëhet tek Inter Miami.

Luis Suarez, 36-vjeçar, pritet të luajë sërish me Lionel Messin te klubi i ligës MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Suarez do të transferohet tek Inter Miami nga Gremio si futbollist i lirë.

Uruguaiani Suarez dhe argjentinasi Messi, luajtën te Barcelona prej vitit 2014 deri në vitin 2020.

Kanë fituar kampionatin dhe Kupën e Spanjës katër herë, ndërsa kanë triumfuar bashkë në Ligën e Kampionëve një herë.

Sergio Busquetsi dhe Jordi Alba janë dy ish-lojtarët tjerë të Barcelonës që luajnë për Inter Miamin.