Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Casemiro, bashkëlojtar me Messin

Casemiro

Foto: Associated Press

Mesfushori brazilian, Casemiro, do të bëhet bashkëlojtar me Lionel Messin te skuadra e Inter Miamit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, të shtunën ka raportuar se Miami ka arritur marrëveshje për ta transferuar Casemiron si lojtar të lirë.

34-vjeçari pas përfundimit të edicionit 2025/26 u largua nga skuadra e Manchester Unitedit.

Romano ka deklaruar se Casemiro kishte dëshirë të luante përkrah yllit Messit dhe t’i bashkohej projektit të Miamit. Ai pritet të nënshkruajë kontratën në javët e ardhshme.

Ish-mesfushori i njohur i Real Madridit, Casemiro, ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe transferimi pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Edhe Inter Miami prezanton Casemiron Futboll Inter Miami prezanton Casemiron

Mesfushori me tipare defensive pjesë e “Djajve të Kuq” ishte nga viti 2022.

Ai për një kohë të gjatë luajti edhe për “Los Blancos”.