Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi mbetet pa trajner

Lionel Messi

Lionel Messi ka mbetur pa trajner. 

Inter Miami ka njoftuar të martën se Javier Mascherano ka dhënë dorëheqje me dëshirën e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dua t’u njoftoj të gjithve se për arsye personale kam vendosur t’i jap fund periudhës time si trajner i Inter Miamit. Falënderj klubin për besimin që më dhanë, të gjithë stafin, por mbi të gjitha lojtarët që na mundësuan të përjetonim momente të paharrueshme”, ka thënë Mascherano për Inter Miamin.

Mascherano ishte një nga miqtë më të ngushtë të Messit. Në të kaluarën Messi dhe Mascherano luajtën për Barcelonën dhe më vonë u bashkuan në role të ndryshme te Inter Miami. Messi si lojtar, Mascherano si trajner.

Detyrën e trajnerit Mascherano e mori në fillim të vitit 2025. Ai e udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion.
Mascherano kishte kontratë deri në fund të vitit 2027.