Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mascherano: Messi nuk krahasohet me askënd

Messi

Javier Mascherano e vlerëson Lionel Messin si futbollist të jashtëzakonshëm, duke theksuar se ai nuk mund të krahasohet me askënd. 

Sipas Mascheranos, Messi ka talent dhe stil loje që e dallojnë nga të gjithë futbollistët e tjerë. 

42-vjeçari tha se në të ardhmen do të jetë shumë e vështirë të gjendet një lojtar me cilësi të ngjashme. Madje ai beson se është pothuajse e pamundur të përsëritet ajo që ka arritur Messi në futboll.

“Messi është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai nuk mund të krahasohet me askënd, 

sepse është krejtësisht ndryshe. Mendoj se në të ardhmen do të jetë shumë e vështirë të gjendet një lojtar si ai. Madje, mendoj se është e pamundur”, ka thënë ish-reprezentuesi i Argjentinës. 

Edhe Iniesta lavdëron Messin: Është i aftë të bëjë gjithçka Botërori 2026 1 d. më parë Iniesta lavdëron Messin: Është i aftë të bëjë gjithçka

Messi dhe Mascherano kanë luajtur për kohë të gjatë së bashku te skuadra e Barcelonës. 

Më pas Messi e kishte trajner Mascheranon tek Inter Miami.

Lexo përditësimet tjera
Spanja

Spanja kampione e botës

Spanja e ka fituar finalen ndoshta më të pazakontë në histori dhe ka festuar titullin e...