Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Spanja kampione e botës

Spanja

Foto: Associated Press

Spanja e ka fituar finalen ndoshta më të pazakontë në histori dhe ka festuar titullin e kampionit të botës në futboll.

Të dielën mbrëma në New Jersey, Spanja fitoi 1:0 ndaj Argjentinës, në finalen plotësisht të njëanshme. Spanjollët kanë dominuar gjatë gjithë kohës, por për fitore u janë dashur vazhdimet. Golin e fitores e shënoi Ferran Torres në minutën e 106-të, përkatësisht në minutën e parë të vazhdimit të dytë. 
Pas një krosimi në zonë, Nico Williams e ktheu topin te rezervisti Torres që goditi saktë nga zona. 
Për Spanjën është titulli i dytë i botës. Të parin e kishte fituar në vitin 2010 në Afrikë të Jugut. 
Finalja e së dielës është dominuar plotësisht nga të përzgjedhurit e Luis de la Fuentes. “Furia e kuqe” ka krijuar raste e raste, por pa konkretizuar. Në kohën e rregullt Spanja i kishte plot 15 goditje. Prej tyre dhjetë shkuan në kornizë të portës. Por asnjë nuk përfundoi në rrjetë.

Ndërkohë Argjentina nuk e kishte asnjë goditje gjatë 90 minutave. Dhe kjo ka ndodhur vetëm për herë të tretë në ndeshje të Kampionateve Botërore. Në finale, natyrisht, për herë të parë.

Pamja nuk ndryshoi as në vazhdime, pos që spanjollët e shënuan golin e fitores dhe festës së madhe. Argjentina i kishte vetëm dy goditje. Njëra u  bllokua dhe tjetra shkoi mbi portë. Ndërkohë në minutat e fundit e rrezikoi goxha seriozisht portën spanjolle.

Spanja ishte vlerësuar prej pretendenteve të Botërorit, por jo favoritja kryesore. Por shkëlqeu gjatë gjithë Botërorit më të madh në histori. Spanja e ka pranuar vetëm një gol, ndonëse në ndeshjen e parë befasoi për të keq duke barazuar pa gola me Kepin e Gjelbër.

Argjentina me mund arriti në finale dhe në ndeshjen vendimtare shfaqi pak. Lionel Messi u mbajt i qetë, në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit në Kupë të Botës.

Shkëlqimi të dielën mbrëma ishte për Spanjën. Ata konkretizuan një prej plot 20 rasteve për të fituar trofeun më të vlefshëm në futboll.

Trumpi dorëzon trofeun, qëndron pak më gjatë në skenë

2 muaj më parë / 20 kor 2026 00:48
Spanja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino kanë ndarë medaljet për finalistët e Kupës së Botës.

Trump e Infantino dorëzuan edhe trofeun për kapitenin e Spanjës, Rodri.

Trump doli anash pasi e dorëzoi trofeun, por sërish qëndroi pak më gjatë në skenë. U largua vetëm pasi Rodri ngriti kupën lart.

Messi në lot pasi pranoi medaljen e argjendtë

2 muaj më parë / 20 kor 2026 00:39
Lionel Messi

Superylli Lionel Messi ka qarë pasi mori medaljen e argjendtë pas finales së Kupës së Botës.

Messi kishte udhëhequr Argjentinën drejt titullit të botës katër vjet më parë.

Këtë herë Argjentina dhe Messi u mposhtën në finale nga Spanja.

Në cilën pozitë përfundoi Messi në listën e më të mirëve të Botërorit

2 muaj më parë / 20 kor 2026 00:37
Messi

Photo: Associated Press

Rodri i Spanjës është lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026 në futboll.

Rodri është shpallur më i miri në konkurrencë me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen.

Messi e fitoi Topin e Argjendtë, që do të thotë se u shpall lojtari i dytë më i mirë i Botërorit.

Ndërkohë Topin e Bronztë e fitoi Mbappe. Ai është edhe golashënuesi më i mirë.

Shpallet futbollisti më i mirë i Botërorit

2 muaj më parë / 20 kor 2026 00:34
Rodri

Photo: Associated Press

FIFA ka shpallur lojtarin më të mirë të Kupës sdë Botës.

Çmimi Topi i Artë i Botërorit i ka takuar mesfushorit dhe kapitenit të Spanjës, Rodri.
Unai Simon është portieri më i mirë i Kupës së Botës 2026. Ai e pësoi vetëm një gol në tetë ndeshje.
Pau Cubarsi është shpallur futbollisti më i mirë i ri. Cubarsi ka shkëlqyer në Botërorin e parë me Spanjën.

Kylian Mbappe është golashënuesi më i mirë i Botërorit me dhjetë gola.

De la Fuente: Krenar me këtë gjeneratë

2 muaj më parë / 20 kor 2026 00:23
De la fuente

Pas triumfit në Kupën e Botës 2026, përzgjedhësi Luis de la Fuente i Spanjës ka thënë se është krenar me këtë gjeneratë të futbollistëve. 

“Jemi rritur me këtë ide, kemi besuar, jemi bërë më të mirë, kemi dhënë shembull si grup, si familje, me futbollist të mirë e me talent të jashtëzakonshëm. Ndihem krenar. Jam shumë i lumtur, kemi fituar çdo gjë me këtë gjeneratë të lojtarëve. Mendoj se ndeshja duhej të zgjidhej shumë më herët. Intervenimet e Emiliano Martinezit na ndaluan fitoren e hershme, pasi do të ishim në epërsi shumë herët. Por, është finale e Kupës së Botës dhe duhet të vuash edhe ndaj dhjetë lojtarëve. Por ne ishim të përgatitur për çdo gjë”, deklaroi De la Fuente për La 1 pas triumfit.

Kush ishte më i miri i finales

2 muaj më parë / 20 kor 2026 00:21
Ferran

FIFA e ka publikuar emrin e lojtarit që u shpall më i miri i finales.

Ferran Torres, që shënoi golin për titull të kampionit, është shpallur më i miri. 

Torresi në lojë hyri në minutën e 62-të në vend të Mikel Oyarzabal.

Zëvendësuesi tjetër, Nico Williams bëri asistimin.

Kështu Luis de la Fuente sërish bëri zëvendësimet e duhura.

Flet heroi i Spanjës, Ferran Torres

2 muaj më parë / 20 kor 2026 00:19
Ferran Torres

Futbollisti i Spanjës, Ferran Torres, i është gëzuar golit të shënuar në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës.

Por ai ka thënë se më e rëndësishme është titulli i botës.
Spanja mposhti në finale Argjentinën me gol të Ferran Torresit.

“Goli është gjëja më pak e rëndësishme, mendoj unë. Ajo që dua është ta kap atë kupë dhe ta shtrydh. Është ëndrra e 47 milionë spanjollëve që ishin në fushë. I përket të gjithëve. Në fund të fundit, kjo ishte një maratonë, jo një sprint. Gjërat gjithmonë u vijnë atyre që i meritojnë më shumë, prandaj duhet të punosh shumë. Tani për tani, nuk mund të mendoj për askënd, mendja ime është bosh. Dua ta kap Kupën dhe ta festoj me familjen time”, ka thënë Ferran Torres pas ndeshjes.

Tollovi pas përfundimit të ndeshjes finale

2 muaj më parë / 20 kor 2026 00:11
Rrahje

Ka pasur tollovi pas përfundimit të finales së Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës. 
Spanja fitoi 1:0 me golin e Ferran Torresit në vazhdime. 

Por pas përfundimit të ndeshjes, ka pasur tensione ku të përfshirë ishin Leandro Paredes i Argjentinës dhe Gavi i Spanjës. 

Paredes e kapi për fyti Eric Garcian fillimisht, e më pas Gavin e përplasi në tokë.

Spanja, kampione e botës në futboll

2 muaj më parë / 20 kor 2026 00:03
Spanja

Photo: Associated Press

Spanja e ka fituar finalen ndoshta më të pazakontë në histori dhe ka festuar titullin e kampionit të botës në futboll.

Të dielën mbrëma në New Jersey, Spanja fitoi 1:0 ndaj Argjentinës, në finalen plotësisht të njëanshme. Spanjollët kanë dominuar gjatë gjithë kohës, por për fitore u janë dashur vazhdimet. Golin e fitores e shënoi Ferran Torres në minutën e 106-të, përkatësisht në minutën e parë të vazhdimit të dytë. 
Pas një krosimi në zonë, Nico Williams e ktheu topin te rezervisti Torres që goditi saktë nga zona. 
Për Spanjën është titulli i dytë i botës. Të parin e kishte fituar në vitin 2010 në Afrikë të Jugut. 
Finalja e së dielës është dominuar plotësisht nga të përzgjedhurit e Luis de la Fuentes. “Furia e kuqe” ka krijuar raste e raste, por pa konkretizuar. Në kohën e rregullt Spanja i kishte plot 15 goditje. Prej tyre dhjetë shkuan në kornizë të portës. Por asnjë nuk përfundoi në rrjetë. 

Ndërkohë Argjentina nuk e kishte asnjë goditje gjatë 90 minutave. Dhe kjo ka ndodhur vetëm për herë të tretë në ndeshje të Kampionateve Botërore. Në finale, natyrisht, për herë të parë.

Pamja nuk ndryshoi as në vazhdime, pos që spanjollët e shënuan golin e fitores dhe festës së madhe. Argjentina i kishte vetëm dy goditje. Njëra u  bllokua dhe tjetra shkoi mbi portë. Ndërkohë në minutat e fundit e rrezikoi goxha seriozisht portën spanjolle. 

Spanja ishte vlerësuar prej pretendenteve të Botërorit, por jo favoritja kryesore. Por shkëlqeu gjatë gjithë Botërorit më të madh në histori. Spanja e ka pranuar vetëm një gol, ndonëse në ndeshjen e parë befasoi për të keq duke barazuar pa gola me Kepin e Gjelbër.

Argjentina me mund arriti në finale dhe në ndeshjen vendimtare shfaqi pak. Lionel Messi u mbajt i qetë, në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit në Kupë të Botës. 

Shkëlqimi të dielën mbrëma ishte për Spanjën. Ata konkretizuan një prej plot 20 rasteve për të fituar trofeun më të vlefshëm në futboll.

E pabesueshme kjo statistikë e Argjentinës

2 muaj më parë / 19 kor 2026 23:46
Messi

Photo: Associated Press

Argjentina është bërë vetëm përfaqësuesja e tretë në histori të Kampionateve Botërore pa goditje gjatë 90 minutave.

Këtë nuk e kishte bërë as Kosta Rika ndaj Spanjës në vitin 2022 në fazën e grupeve dhe po Kosta Rika ndaj Brazilit në fazën e grupeve në Botërorin 1990.

Dhe Argjentina e ka këtë statistikë jo të lavdishme në finale. Për më tepër nuk ka goditje as pas vazhdimit të parë.

Më në fund shënon Spanja

2 muaj më parë / 19 kor 2026 23:44
Spanja

Photo: Associated Press

Spanja ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Argjentinës.

Ferran Torres shënoi në minutën e 106-të.

Vazhdimi i parë nuk ndryshon gjendjen – dominim pa gol i Spanjës

2 muaj më parë / 19 kor 2026 23:39
Nico Williams

Photo: Associated Press

Ka përfunduar vazhdimi i parë prej 15 minutave në finalen Spanjë – Argjentinë.

Spanjollët dominojnë, por pa realizuar.

Tani Spanja i ka plot 19 goditje, prej tyre 11 në korniztë të portës. Argjentina ende nuk ka goditje.

Shkon në vazhdime finalja e “njëanshme” e Botërorit

2 muaj më parë / 19 kor 2026 23:16
Argjentina - SPanja

Photo: Associated Press

Vazhdimet nga 15 minuta mund ta përcaktojnë kampionen e botës në futboll.

Koha e rregullt e ndeshjes mes Spanjës dhe Argjentinës përfundoi pa gola.
Spanja ka dominuar plotësisht, duke bërë 15 goditje. Prej tyre dhjetë shkuan në kornizë të portës, por asnjëra nuk përfundoi në rrjetë.

Befasisht apo jo, Argjentina nuk e ka bërë asnjë goditje gjatë 90 minutave.

Në vazhdime, Argjentina do të jetë me një lojtar më pak në fushë.

Enzo Fernandez u përjashtua fare në fund. E mori kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të rrezikshme.

Vazhdon dominimi i Spanjës

2 muaj më parë / 19 kor 2026 23:00
Argjentina - Spanja

Photo: Associated Press

Spanja po e vazhdon dominimin e plotë në finalen ndaj Argjetinës.
Tashmë ka kaluar minuta e 80-të, ndërsa rezultati mbetet 0:0.

Spanjollët kanë krijuar plot 11 raste, prej tyre tetë ishin goditje që shkuan në kornizë të portës. Por gola nuk ka ende.

Argjentina mbetet pa asnjë rast të krijuar.

Sa zgjati pushimi mes pjesëlojëve

2 muaj më parë / 19 kor 2026 22:26
Madona

Spektakli mes dy pjesëve në finale, megjithatë zgjati më shumë se që kishte thënë FIFA.

Pushimi mes dy pjesëlojëve zgjati saktësisht 27 minuta, shkruan BBC.

Kanë performuar disa prej yjeve më të mëdha të  botës.

Shakira madhështon finalen

2 muaj më parë / 19 kor 2026 22:14
Shakira

Pas këngëtares ikonike Madonna dhe këngëtarit, Justin Biber, Shakira ka madhëstuar finalen e madhe të Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës.

Përkrah Madonnës ishin fenomeni Ronaldo dhe legjenda, Ronaldinho.

Ndërkohë, paraqitja e Shakirës, ngjalli entuziazëm te publiku. Shakira performoi këngën “Dai Dai”.
Pjesa e parë e finales Spanjë – Argjentinë përfundoi baras, 0:0.

Marca për fushën: E thatë, e ngadaltë, me topin që kërcen

2 muaj më parë / 19 kor 2026 22:12
Loja

Gazeta e madhe spanjolle “Marca” ka kritikuar fushën e stadiumit “MetLife” ku po zhvillohet finalja e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës.

“Fusha e stadiumit “MetLife” nuk është e nivelit të ekipeve që po luajnë. E thatë, e ngadaltë, me topin që kërcen. Ujitja gjatë pushimit ishte praktikisht e padobishme. Në fakt, një anëtar i spanjollëve madje u përpoq ta drejtonte spërkatësin e ujit në anën e fushës”, shkruan “Marca”.

Përfundon pjesa e parë, dominim pa gola i Spanjës

2 muaj më parë / 19 kor 2026 21:59
Messi - Yamal

Ka përfunduar pjesa e parë e finales mes Spanjës dhe Argjentinës.

Spanjollët kanë dominuar plotësisht, por rezultati mbetet 0:0.

Spanja i kishte tri goditje gjithsej, dy prej të cilave shkuan në kornizë të portës. Argjentinasit nuk e kishin asnjë goditje.

20 minuta lojë, Spanja dominon në fushë

2 muaj më parë / 19 kor 2026 21:27
Messi

Photo: Associated Press

Kanë kaluar 20 minuta lojë në finalen e Botërorit, Spanjë – Argjentinë.

Rezultati mbetet 0:0.

Topin në këmbë e kishin kryesisht lojtarët e Spanjës, ndërsa Lamine Yamal kishte rast të mirë në minutën e pestë. Argjentina është në pritje të rastit të parë.

Lojtarët dalin në fushë, Messi e Rodri përqafohen në tunel

2 muaj më parë / 19 kor 2026 21:00
Messi - Rodri

Lojtarët Spanjës dhe Argjentinës kanë dalë në fushë për ndeshjen finale të Kupës së Botës.
Pak para se të dalin në fushë, dy kapitenët, ai i Argjentinës Lionel Messi dhe i Spanjës, Rodri, janë parë duke u përqafuar në tunel.