Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Giuliano Simeone flet për Messin

Giuliano Simeone

Argjentina është një fitore larg për ta fituar për herë të dytë rresht Kupën e Botës.

Por, për ta arritur një gjë të tillë, i duhet ta mposht Spanjën në finale të dielën.

Argjentina e frymëzuar nga kapiteni Lionel Messi beson se mund ta arrijë qëllimin.

Për Messin mund të jetë Botërori i fundit.

“Sinqerisht, kjo më prek thellë”, ka thënë futbollisti i Argjentinës, Giuliano Simeone, për “The Touchline” të enjten. “Messi është 39-vjeçar dhe ka arritur gjithçka që çdo lojtar mund të ëndërrojë. Ai është me të vërtetë më i miri në botë, më i miri i të gjitha kohërave dhe vazhdon ta vërtetojë këtë”.

Edhe pse në moshën 39-vjeçare, Messi ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime në këtë Kupë Bote.