Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarezi i gatshëm të paguajë për t’u larguar nga Gremio

Mediumi “Goal” ka shkruar të dielën se sulmuesi i Gremios, Luis Suarez, është i interesuar për t’u transferuar te skuadra e Inter Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Inter Miami, Suarez do t’i gjente ish-bashkëlojtarët te Barcelona, Lionel Messin, Sergio Busquetsin dhe Jordi Alban.

Suarezi raportohet se është i gatshëm të paguajë para dhe të sakrifikojë vetëm që të largohet në drejtim të ligës MLS. Suarezi nuk ishte fare në formacionin e Gremios që mposhti të dielën Atletico Mineiron, 1:0, në kampionatin brazilian.

Uruguaiani Suarez ka kontratë me Gremion deri në vitin 2024. Ai iu bashkua kësaj skuadre në muajin janar. 36-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka realizuar nëntë asistime në 30 ndeshje.