Inter Miami i ka ofruar kontratë të re trevjeçare yllit të futbollit, argjentinasit Lionel Messi, ka njoftuar “Marca” të shtunën.
Sipas gazetës spanjolle, Messi do të vazhdojë të luajë në ligën MLS, ndonëse do të jetë 41-vjeçar në verën e vitit 2028.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjithë duan që Messi të vazhdojë të luajë me fanellën e Inter Miamit”, ka shkruar mediumi argjentinas “Ole”.
Messi iu bashkua Inter Miamit në verën e vitit 2023. Para transferimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Messi për 20 vjet ishte te Barcelona, ndërsa më pas kishte periudhë te Paris Saint-Germaini.
Ai ka kontratë deri në fund të këtij viti.
38-vjeçari në këtë sezon ka realizuar 19 gola e 9 asistime në 23 paraqitje.