Futboll

Messi shkëlqen sërish, shënon dy gola tjerë

Leo Messi

Lionel Messi ka shënuar dy herë në fitoren e Inter Miamit ndaj skuadrës Nasville, në ndeshjen e parë të plejofit. 


Pasi nënshkroi kontratë trevjeçare me Inter Miamin të enjten, Messit iu dha çmimi “Këpuca e Artë e MLS”, si golashënuesi më i mirë i sezonit të rregullt. 

Më pas, ai e realizoi golin e parë dhe të tretë në fitoren 3:1. E nisi edhe aksionin e golit të dytë.  
Argjentinasi iu bashkua Inter Miamit nga Paris Saint-Germaini në vitin 2023 dhe tani edhe si 38-vjeçar, vazhdon të jetë vendimtar për skuadrën e tij. 

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” e konfirmoi këtë të premten pas mesnate. 

Messi ishte lojtari më i vlefshëm i ligës MLS në vitin 2024 pasi shënoi 20 gola dhe 16 asistime. 
 

Është afër që ta sigurojë të njëjtin çmim në sezonin e dytë rresht, pasi aktualisht ka 29 gola e 20 asistime në 28 ndeshje të këtij sezoni.