Lionel Messi ka shënuar plot katër gola dhe ka bërë një asistim në fitoren 7:1 të Inter Miamit ndaj Montrealit në Ligën MLS të SHBA-së.
Messi tani i ka 18 gola e dhjetë asistime në këtë edicion dhe udhëheq garën për Këpucën e Artë në MLS.
Inter Miami ishte pa fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe fitoi thellë falë shpërthimit të superyllit argjentinas.
“Kështu është kur e ke Messin në ekip”, tha Casemiro, që e shënoi golin e parë në MLS. “Duhet të shijojmë këto momente pasi ai është lojtar që shkruan histori”.
Messi recorded 4 goals and an assist as @InterMiamiCF dominated CF Montreal, 7-1. 💪 pic.twitter.com/0cPkV40Jr6
— Major League Soccer (@MLS) August 30, 2026