Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Di Maria kthehet te klubi ku u kërcënua me vdekje

Angel di Maria

Angel di Maria, që luajti së fundmi te Benfica, do të kthehet te klubi i fëmijërisë, Rosario Central. 
Ylli argjentinas kthehet 10 muaj pasi u kërcënua me vdekje, kërcënim që e kishte stopuar transferimin e tij. 

37-vjeçari e nisi karrierën në Rosario në vitin 2005. 

Klubi elitar i futbollit argjentinas njoftoi për rikthimin e tij të enjten mbrëma.

“Ende ka faqe për t’u shkruar në historinë tonë të përbashkët. Mirësevjen në shtëpi”, ka shkruar klubi në platformën X, duke e postuar edhe një video.

Fituesi i Kupës së Botës 2022 i kaloi dy edicione në Rosario para se të transferohej në Evropë te Benfica. 

Ai i luajti mbi 700 ndeshje për Benfican, Real Madridin, Manchester Unitedin, Paris Saint-Germainin dhe Juventusin. 

Di Maria ishte afër të transferohej te Rosario si futbollist i lirë në verën e vitit të kaluar. 

Edhe Di Maria bën kthim emocional te Rosario pas 18 vjetësh në Evropë Futboll Di Maria bën kthim emocional te Rosario pas 18 vjetësh në Evropë

Por, dhuna në atë rajon që lidhej me drogën dhe disa kërcënime me vdekje ndaj tij dhe familjes së tih, e ndalën në gjysmë planin e Di Marias. 

Di Maria i fitoi 30 trofe në Evropë. 

Ai i ishte bashkuar Benficas në vitin 2023, ndërsa do të largohet nga skuadra pas kampanjës në Kupën e Botës për Klube në SHBA.