Futboll

Di Maria shënon gol në ndeshjen e parë te Rosario Central

Di maria

Futbollisti i njohur argjentinas, Angel Di Maria, është kthyer te klubi i fëmijërisë, Rosario Central, pas karrierës mahnitëse në Evropë. Dhe në ndeshjen e parë me Rosarion, 37-vjeçari shënoi gol.

Sulmuesi i krahut realizoi në barazimin 1:1 të Rosario Central me Godoy Cruz. I luajti 89 minuta dhe u shpall lojtar i ndeshjes.

Di Maria ka fituar trofe të shumtë duke luajtur për Benfican, Real Madridin, Manchester Unitedin, Paris Saint-Germainin, Juventusin dhe sërish për Benfican. Tani është i përkushtuar ta udhëheqë Centralin drejt titullit të kampionit në Argjentinë. Ka thënë se një titull me klubin e fëmijërisë është gjëja e vetme që i mungon në karrierë.