Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për Angel Di Marian, raporton të enjten “Mundo Deportivo”. Mësohet se Barcelona po synon transferimin e sulmuesit argjentinas në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me Juventusin.
Di Maria ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, ndonëse te Juventusi janë të gatshëm t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës edhe për një vit. Ai iu bashkua Juventusit sezonin e shkuar si lojtar i lirë dhe deri më tani, ka shënuar tri gola dhe ka bërë 5 asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat.
34-vjeçari po shihet te Barcelona si opsion i mirë dhe i lirë për sulmin, ndërsa krahas Juventusit karrierë në Evropë ka bërë edhe te PSG-ja, Manchester Unitedi, Real Madridi e Benfica.