Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria po e pret Barcelonën

Sulmuesit të krahut, Angel Di Marias, nuk po i ngutet ta kompletojë transferimin e tij te skuadra e Juventusit. “Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se Di Maria po pret për të parë nëse Barcelona është e interesuar për shërbimet e tij.

Thuhet se Di Maria ka vendosur të mos ngutet në lidhje me të ardhmen e tij dhe është në pritje të një oferte nga Barça. Në fund të këtij muaji, ai do të jetë futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin dhe mund të transferohet falas te cilado skuadër.

Di Maria tashmë e ka ofertën e Juventusit, ekip që i ka ofruar kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, me një pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh.