Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon përgjigje nga Di Maria

Angel di Maria i është caktuar një afat i fundit i kësaj jave për të vendosur nëse dëshiron të transferohet në Juventus pas largimit të tij nga Pairs Saint-Germain.

Argjentinasi është futbollist i lirë dhe skuadra e Juventusit i ka ofruar kontratë lojtarit.

Sipas “Sport”, ai po vonon pranimin e ofertës së tyre mes interesimit të raportuar nga Barcelona. Megjithatë, “Zonja e Vjetër” kërkon një përgjigje më të shpejtë për të kuptuar situatën e lojtarit.