Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona hyn në garë për Di Marian

“Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se Juventusi ka një konkurrent të ri për objektivin e madh, Angel Di Maria.

Barcelona së fundmi ka shprehur interesim për anësorin argjentinas, që është larguar nga Paris Saint-Germaini si futbollist i lirë.

Te klubi spanjoll, Di Marian po e shohin si zëvendësues ideal të Ousmane Dembeles që do të largohet si lojtar i lirë.

Barcelona do të nis bisedimet me menaxherin e lojtarit për të parë situatën.

Di Maria mund të transferohet në “Camp Nou” si futbollist i lirë.

Artikuj të ngjashëm