Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi përshëndetet me PSG-në

Paris Saint-Germaini ka konfirmuar largimin e superyllit botëror të futbollit, Lionel Messi. Në një komunikatë publike, klubi ka falënderuar lojtarin, ndërsa për herën e parë edhe Messi ka dhenë fjalët e tij përshëndetëse me PSG-në.

“Dua të falënderoj klubin, qytetin e Parisit dhe njerëzit e tij për këto dy vjet. Ju uroj të gjitha të mirat në të ardhmen”, ka thënë ai, sipas komunikatës së klubit. Në komunikatën përshëndetëse, PSG-ja ka thënë se është krenare që e ka pasur në klub “lojtarin më të madh të të gjitha kohëve”.

Messi largohet pas dy vjetësh aventure me PSG-në. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka fituar dy tituj kampioni me PSG-në.

Në 74 paraqitje për klubin francez, Messi ka shënuar 32 gola dhe ka asistuar në 35 raste.PSG-ja angazhoi Messin në gusht të vitit 2021 me ambicien për të fituar përfundimisht Ligën e Kampionëve. Mirëpo, skuadra është ende në pritje të këtij suksesi.

Ndeshja me Clermontin në mbrëmje të shtunën do të jetë e fundit për Messin te PSG-ja.

Edhe Messi thyen heshtjen: Duhet kohë që kjo plagë të shërohet Botërori 2026 5 d. më parë Messi thyen heshtjen: Duhet kohë që kjo plagë të shërohet

Messi është raportuar se ka pranuar ofertë të majme nga skuadra Al-Ittihad, që i ka ofruar 1.2 miliardë euro për dy vjet. Gjithashtu është folur edhe për një rikthim të tij në Barcelonë, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës, ose një lëvizje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luajtur në MLS.

Messi iu bashkua Barcelonës në moshën 13-vjeçare dhe u largua në verën e vitit 2021 pasi fitoi plotë 35 trofe. Ai ndihmoi klubin të fitonte katër trofe në Ligën e Kampionëve, 10 tituj në La Liga dhe 7 trofe të Kupës së Mbretit.