Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Largim me emocione të përziera”

Lionel Messi

“Largim me emocione të përziera” e ka quajtur Lionel Messi largimin nga skuadra e Paris Saint-Germainit.

Lajmi për largimin e tij u zyrtarizua në javën e kaluar.

“Jam larguar me emocione të përziera. E vërteta është se në vitin e parë ishte shumë e vështirë, siç kam thënë në disa raste, për arsye të ndryshme. Viti i dytë, në gjashtë muajt e parë u ndjeva shumë, shumë mirë, u rehatova në klub, në qytet, me familjen time. Në mes të sezonit ishte Kupa e Botës dhe mendoj se Kupa e Botës la shenja te të gjitha klubet në përgjithësi, pasi ajo garë e rëndësishme ishte në mesin e sezonit. Mendoj se ajo ndryshoi edicionin shumë. Shpresoja të përfundoja ndryshe, por ishin dy vite shumë të vështira për mua në përgjithësi. Ato i takojnë të kaluarës tashmë”, theksoi Messi për “Mundo Deportivo”.

Artikuj të ngjashëm