Lionel Messi ka thënë se marrëdhënia me tifozët e Paris Saint-Germainit “u prish” pasi një numër “i konsiderueshëm” i tifozëve nisën ta trajtonin atë ndryshe.
Messi, i cili e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në dhjetor, u largua nga PSG-ja në fund të edicionit, pas dy vjetëve në Paris, dhe iu bashkua Inter Miamit në SHBA.
Në pjesën e dytë të edicionit 2022/2023, Messi vazhdimisht ishte vërshëllyer nga shikuesit dhe PSG-ja e ngriti sigurinë përreth shtëpisë së tij.
“Mendoj se në fillim gjithçka ishte e mrekullueshme”, ka thënë Messi.
Duke folur për “beIN Sports”, 36-vjeçari tha: “Por më pas disa persona nisën të më trajtonin ndryshe, një pjesë e tifozëve të Parisit. Mendoj se shumica ende më shohin dhe më trajtojnë siç kanë bërë në fillim, por ishte një prishje e raportit me një grup të konsiderueshëm të tifozëve të Parisit, që nuk ishte qëllimi im, larg asaj. Ndodhi ashtu siç kishte ndodhur më parë me Kylian Mbappen, me Neymarin. E di se kjo është mënyra se si sillen ata. Do t’i marrë me vete njerëzit që më kanë respektuar, ashtu siç i kam respektuar qëkur arrita dhe kjo është e tëra”.
Edhe
Nga pensionimi te rekordet – tjetër moment i pavdekshëm i Messit
Messi ka thënë se nuk e di nëse fitorja e Argjentinës ndaj Francës në finale të Kupës së Botës ishte faktor.
Ai u vërshëllye nga disa tifozë të PSG-së pasi u suspendua pas udhëtimit të paautorizuar në Arabinë Saudite, dhe u vërshëllye sërish në ndeshjen e tij të fundit për kampionin e Ligue 1.
Në një intervistë të gjatë, Messi ka thënë po ashtu se e ka pasur “shumë të vështirë” përshtatjen me jetën në Paris, brenda dhe jashtë fushës, pas kalimit nga Barcelona në vitin 2021. Ai mungoi në përgatitjet parasezonale fillimisht dhe më vonë kishte një muaj pauzë në mes të edicionit për shkak të Covidit.
Ai ndihej “shumë komod” në fillim të edicionit të dytë në “Parkun e Princave” por Kupa e Botës në dimër, në mes të edicionit, “pati ndikim”.
Me triumfin në Kupën e Botës – të parin për Argjentinën në 36 vjet – Messi ia shtoi listës së trofeve arritjen më të madhe në futboll. Ai ka shtatë trofe të “Topit të Artë” – duke u shpallur futbollisti më i mirë në secilin prej atyre viteve. Ka edhe katër trofe të Ligës së Kampionëve, një Kupë të Amerikës, dhjetë tituj të La Ligas me Barcelonën dhe dy tituj kampioni në Ligue 1 me PSG-në.
Në maj theu rekordin e Cristiano Ronaldos për më së shumti gola të shënuar në top-pesë ligat evropiane dhe deri më sot ka shënuar 807 gola për klubin dhe shtetin e tij.
“Nuk më ka mbetur asgjë për të fituar, kam fituar çdo gjë”, ka thënë Messi.
Messi ka theksuar se arritjet individuale ishin në plan të dytë në krahasim me ato ekipore, megjithëse e pranoi se ishin “mirënjohje të mira”.
Edhe
Messi: Dua të kthehem në Barcelonë
“E kam arritur synimin më të rëndësishëm që kam pasur, që ishte triumfi në Kupën e Botës me përfaqësuesen time të futbollit dhe ishte e jashtëzakonshme me mënyrën se si ndodhi gjithçka”.
kam menduar asnjëherë për çmime individuale dhe nuk u kam dhënë atyre rëndësi më shumë sesa çmimeve ekipore. Arritja e objektivave me Përfaqësuesen e Argjentinës në futboll dhe arritja e çdo gjëje në nivel individual, në nivel ekipor, për mua është mbyllje e një karriere të jashtëzakonshme”.